Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ndërsa ka bërë të ditur se të shtënat ndodhën saktësisht në rrugën ”5 Maji”.
Sipas Hoxhës, policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes së rastit ndërsa mësohet se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.
”Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe njësitet relevante janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, thekson më tej Hoxha.
Detaje të tjera publikohen së shpejti, rasti sipas Policisë së Kosovës ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:17.