Policia jep shifrën se sa fletë-qortime u shqiptuan në veri

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar se që nga data 1 nëntor e deri më sot janë shqiptuar mbi 1 mijë fletë-qortime për shoferët që kanë targa ilegale duke refuzuar t’i kthejnë ato në RKS.

Që nga data 1 nëntor ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë për fletë-qortimet ndaj atyre që kanë automjetet me targa ilegale.

Policia e Kosovës ka treguar se deri më tani janë shqiptuar mbi 1 mijë fletë-qortime.

“Sa i përket lëshimit/dhënies së qortimeve, deri më tani janë lëshuar mbi 1.000 qortime për targat”, thuhet në përgjigjen e policisë për Express.

Sipas vendimit të Qeverisë, faza e parë e zbatimit të vendimit të qeverisë për targat përfshin, qortimin e shoferëve dhe kjo masë parashihet të zgjasë deri me 21 nëntor.

Serbët vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ata po kërkojnë që të mos zbatohet vendimi i qeverisë për targat si dhe të themelohet asociacioni.

Të ngjashme