Policia e Kosovës ka ndaluar një person, nën dyshimet për kontrabandë në veri të Mitrovicës, transmeton Gazeta Metro.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20.
“Njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari me nacionalitet shqiptar ku gjatë kontrollit i njëjti po bartte kafshë (katër krerë lopë) pa dokumente përcjellëse”, njofton policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar.
Ndërsa, kamioni me kafshët janë konfiskuar nga Dogana.