Policia e Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografitë e Rigels Rajkut (i njohur si Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari dhe kërkon nga qytetarët të ndihmojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre
Ata kërkohen për veprën penale “Lёndim i rёndё trupor”, përkatësisht për rrahjen e para disa ditëve në një diskotekë në Pejë.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 08 gusht 2024 – Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:
“Lёndim i rёndё trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: