Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur para ditë më parë

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për gjetjen e një qytetari i cili është raportuar i zhdukur.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 18 dhjetor të këtij viti, në stacionin policor në Klinë është raportuar nga familjarët se nga data 15 dhjetor të këtij viti është zhdukur personi Kadri (Sefer) Gashi.

“Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

recommended by
Mgid
Mgid

FLEKOSTEEL
Mënyra e lehtë për të hequr qafe dhimbjet e kyçeve!
MËSO MË SHUMË
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të ndihmojnë organet e rendit për në Pejë ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të ndihmojnë organet e rendit për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Qytetarët që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur mund të kontaktojnë në numrat 192 dhe 080019999, si dhe në numrin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, 039432327.

Njoftim i plotë nga policia:

Pejë, 28 dhjetor 2021.

Më datë 18.12.2021,në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar nga familjarët se nga data 15.12.2021, është zhdukur personi: Kadri ( Sefer ) Gashi i lindur me 31.07.1952 ne fshatin Sferkë-Klinë.

Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Bashkangjitur ne attach keni foton e personit te zhdukur

Për çdo informacion luteni të na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar.

PËR PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme