Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për disa vepra penale

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Pejës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për kapjen e një personi të dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit për media, bëhet fjalë për Adem (Isuf) Helshani i lindur më 21.08.1974 në Ozrim të Pejës.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

Dy raste për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Tri raste për veprën penale “Tentim vrasje e rëndë”

Një rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një rast për veprën penale “Lendim i lehtë trupor”

Sipas njoftimit i pandehuri ka fletëarrest ndërkombëtar që nga viti 2017.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme