Policia konfirmon vjedhjen e arkës 300 kilogramëshe në AUV

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për IndeksOnline ka konfirmuar vjedhjen në objektin e Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas tyre kjo ngjarje ka ndodhur në ora 08:05.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

IndeksOnline nga burime të saj mëson është marrë arka me peshë 300 kg.

Të ngjashme