Policia konfirmon vrasjen e një personi në Prishtinë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje ka ndodhur në rrugën ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë , ku një i ri është qëlluar me armë.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë).

Siç mësohet nga burime brenda Policisë, vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e  përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazën  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti​”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme