Policia konfirmon vrasjen në Dardani, viktima dhe i dyshuari ishin në të njëjtën veturë

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person është vrarë të shtunën në lagjen Dardania në Prishtinë, në orët e mesditës. Edhe viktima, edhe dorasi janë shtetas turq, dhe sipas Policisë së Kosovës, ata po udhëtonin në të njëjtën veturë, raporton Ekonomia Online.

Për rastin që ka ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu”, policia ka identifikuar të dyshuarin.

Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar 5 krisma të armës.

Agron Borovci nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës, ka thënë se dyshimet e para janë se vrasësi dhe viktima kanë qenë në të njëjtën veturë, dhe se i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën.

Sipas tij, i dyshuari është identifikuar dhe policia është në kërkim.

Në vend të ngjarjes ka mbetur një veturë e tipit “Audi”, me targa të Serbisë.

“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistët për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitet e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes”.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, ka thënë Borovci për EO.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet Forenzikes, të cilët pas ekzamenëve të bëra kanë larguar nga vendi i ngjarjes trupin e pajetë dhe e kanë dërguar për obduksion.

Policia ka gjetur edhe një armë zjarri 100-150 metra nga vendi i ngjarjes me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Poashtu janë kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Policia ende është në kërkim të tij.

Të ngjashme