Policia konfirmon vrasjen në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, jep detaje për rastin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth  orës 07:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën Prishtine -Ferizaj.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima:

A.S,  mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës,  i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit  është cilësuar si Vrasje e rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme