Policia konfiskon 8 kg drogë në një banesë në “Dardani”

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 11:53 | Nga

Policia e Kosovës, pas një hetimi ka realizuar një plan taktik, me urdhër të gjykatës, ka bërë bastisjen e një banese në lagjen ‘Dardania’, nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion mund të ketë sasi të narkotikëve.

Pas bastisjes së banesës është gjetur sasi e narkotikëve, të cilat kanë qenë të mbështjella në 7 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Me këtë rast është bërë arrestimi i të dyshuarit:

I dyshuari i arrestuar akuzohet për veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’, Neni 273.

Sipas informatave të pranuara dyshohet se i dyshuari ka pasur qëllim shpërndarjen e narkotikëve në sasi më të vogla tek përdorues të ndryshëm.

Vlera e narkotikëve pas matjes me peshore ka rezultuar të jetë me peshë të përgjithshme 8 kilogramë e 82 gramë.

Gjithashtu lidhur me këtë rast janë konfiskuar edhe një thikë dhe tre telefona mobilë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme