Policia konfiskon armë dhe municion në rajonin e Pejës

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 11:56 | Nga

Policia e Kosovës njofton se Në kuadër të aktiviteteve policore, masave preventive, duke i zbatuar autorizimet policore, njësitet e saj pran Stacionit policor Pejë kanë arritur rezultate edhe në konfiskimin e disa armëve dhe municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, të mbajtura ilegalisht nga persona të dyshuar, në mënyrë të kundërligjshme (pa leje) përkatëse për mbajtjen e tyre.

Në periudhën kohore prej 3 ditësh në katër lokacione të komunës së Pejës, në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, policia ka konfiskuar 5 armë pa leje me ç’rast janë arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ndaj secilit prej tyre janë iniciuar 4 raste për këto vepra penale: ‘ Përdorim i armës ose mjetit te rrezikshëm’ , “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armës”, dhe veprës së “Kanosjes”.

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara në total për këto kategori veprash janë:

 Dy (2) armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse,
 Tre (3) armë pistoleta-revole dhe tre karikator të armëve përkatëse,
 50 fishekë të kalibrit 7x62x39, dhe
 8 fishekë të kalibrit 7×65

Vlen të ceket se ende është brengë për të gjithë ne, posedimi dhe përdorimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, mund të paraqesë në çdo kohë rrezik. Këto fakte dokumentohen në incidente të natyrave të ndryshme, në periudha të ndryshme kohore.

Armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët dhe shoqërinë kosovare në tërësi.

Policia e Kosovës thotë se ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale, dhe me plane tjera të shumta operative jemi aktiv, prezent në çdo vend me të vetmin qëllim që misioni i tyre të jetë i suksesshëm
gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

“Jemi të përkushtuar çdo herë të ndërmarrim masa të nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët e këtij vendi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme