Policia konfiskon armë në dy raste të ndara

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 16:34 | Nga

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara, kanë arrit që të konfiskojnë një pistoletë dhe një thikë.

Informacioni për rastin e parë është marrë mbrëmë rreth orës 18:30, ku jemi njoftuar se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, një person me thikë në dorë po kanoste kalimtarët e rastit.

Njësitet policore të stacionit Qendra menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrit të arrestojnë personin e dyshuar :

• A. S, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë,( i cili ishte në gjendje të dehur).

Të njëjtit i është konfiskuar edhe arma e ftohtë, thikë dhe ndaj tij është iniciuar rasti Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës (thikë).

Rasti i dytë, ka ndodhur në ora 19:20, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, gjatë kohës kur njësitet policore po bënin një kontroll rutinë të automjeteve në atë lokacion, një veturë e tipit BMW, është ndaluar për shkak të kundërvajtjes që ka bërë në trafik (vozitje në anë të kundërt në rreth rrotullim).

Derisa zyrtarët policor ishin duke komunikuar me ngasësin e automjetit rreth kundërvajtjes, njëri nga pasagjerët ka dalë nga vetura dhe ka sulmuar, kërcënuar zyrtarët policor, ndërkohë që në dorë mbante një armë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar:

• B.T, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit i është konfiskuar arma (pistoletë e kalibrit 7.65 mm) dhe ndaj tij janë iniciuar rastet Kanosje, Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës.

Personat e dyshuar të të dyja rasteve me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme