Policia konfiskon dy armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Dy armë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Zyrtarët policorë të Stacioneve Jugu dhe Qendra, në rrugën “1 tetori” dhe “Tahir Zajmi” i kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një revole CZ me tre fishekë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, njofton Policia e Kosovës 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme