Policia konfiskon mish të dyshimtë në Gjakovë

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 10:55 | Nga
Në fshatin  Botush të Gjakovës, njësiti policor ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se ne veturë kishte produkte te mishit  ne vlerë prej 671.90 euro.
 “I dyshuari nuk kishte fletë-ngarkesa  për mallin e ngarkuar posedonte vetëm dokumentet e firmës”, thuhet në raportin policorë.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e ATK-së të cilët kanë ndërmarrë veprimet ligjore. Me urdhër te prokurorit  mishi është konfiskuar deri ne verifikim, dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar për “ prodhim i mishit me prejardhje të dyshimtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme