Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë, sot ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit 40-vjeçar me inicialet B.B., pas marrjes së informacioneve përmes rrugëve operative se i lartëcekuri posedonte armë pa leje.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë revole e markës Ekol specila e kalibrit 9mm dhe një karikator, të cilat do të përdoren si provë materiale në gjykatë.