Policia kufitare arreston një të dyshuar, kishte një bidon me drogë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:45,  ne Pikën e kalimit Kufitar ‘Qafë Morinë’ në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë. Veturën e drejtonte A.I., viti i lindjes 2000, mashkull, shtetas i Shqipërisë.


Siç njofton Policia, pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën e nga ana e zyrtarëve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte  futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth 1 (një) kg.

“Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe
të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme