Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person

Prishtinë | 17 Pri 2022 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës  kanë arritur të identifikojnë dy automjete të dyshimta, që kanë tentuar të iu shmangen ndalimit policor.

Në veturat e tipit Furgon dhe tjetri automjet i tipit kombi të cilat janë ndaluar në fshatin Leskovicë, Komuna e Vitisë gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme si mjete dhe pajisje teknike të punës.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person, i cili është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Të ngjashme