Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor dhe po atë ditë ka lënë vendin.
“Për shkak të interesimit të mediave për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe në interes të informimit të vërtetë, ne njoftojmë se Nikolla Gruevski hyri në Malin e Zi në datën e përmendur më 11 nëntor dhe u largua nga vendi në të njëjtën ditë. Policia malazeze për këtë rast i respekton plotësisht procedurat ligjore”, thuhet në deklaratën e policisë malazeze.
Por policia malazeze nuk ka dhënë detaje se si Gruevski hyri në vend dhe prej cilit vendkalim kufitar u largua.
Ndërkohë që Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shqipërisëka konfirmuar se Gruevski ka hyrë në Shqipëri në datën 11 nëntor.
“Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit N. G., ju informon se:
Shtetasi N. G. më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.
Në datën 11.11.2018 për shtetasin N. G., nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.
Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, theksohet në deklaratën e policisë shqiptare, transmeton Klan Kosova.