Policia mban ligjërata në shkolla lidhur me parandalimin e përdorimit të substancave narkotike

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në kuadër të aktiviteteve të saja parandaluese dhe vetëdijësuese më datat 22-26 shkurt 2021, ka zhvilluar disa aktivitete përmes ligjëratave në shkolla të mesme dhe shkollat e mesme të ulëta në Komunën e Podujevës.

Me kërkesë të Stacionit Policor  të Podujevës dhe me koordinim të  Drejtorin Komunale të Arsimit dhe drejtorëve të shkollave, ligjëratat janë mbajtur kryesisht për temën “Substancat narkotike dhe pasojat e tyre”. dhe janë zhvilluar në shtatë shkolla  (tri Shkolla të Mesme dhe katër Shkolla të Mesme të Ulëta).

Interesimi ka qenë mjaft i madh për pjesëmarrje duke pasur bashkëbisedim mes policisë, nxënësve dhe arsimtarëve se si duhet mbrojtur veten, parandaluar dhe raportuar këtë dukuri të dëmshme shoqërore.

Pjesëmarrja e nxënësve në këto ligjërata për gjithsejtë 5 shkolla arrin 230 nxënës.

 Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të vizitohen edhe dy shkolla tjera për të përfunduar kështu organizimin vetëdijesues të koordinuar dhe mbështetur nga Stacioni Policor i Podujevës.

Policia e Kosovës është gjithnjë e gatshme të bashkëpunojë në mënyrë që të rinjtë t’u shmangen dukurive negative që ndikojnë keq në shoqëri.

Zyrtarët nga kjo drejtori kanë ligjëruar duke respektuar udhëzimet dhe masat  bazuar në Manualin dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Të ngjashme