Policia merr në mbrojtje gazetaren Klodiana Lala, pasi i sulmohet me kallashnikov banesa e saj

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 14:51 | Nga

Banesa e babait të gazetares Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazetares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.

Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares së kronikës.

Ndërkohë, për rastin reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve, e cila dënoi sulmin duke e cilësuar një këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme