Policia ndalon 10 biznesmenë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 18:00 | Nga

Policia ka nisur që prej 5 ditësh një aksion të gjerë për të parandaluar sipërmarrësit që kanë abuzuar në këtë stinë verore me energjinë elektrike dhe si rezultat janë ndaluar nga efektivët 10 biznesmenë.

Konkretisht shoqërimet janë kryer në Shkodër dhe Lezhë, e sidomos në zonën turistike të Velipojës, ku abuzimi me energjinë elektrike ka qenë dhe më i madh.

OSHEE njofton se janë proceduar penalisht për vjedhjen e energjisë elektrike 10 biznesmenë, si më poshtë vijon:

Në Velipojë, janë proceduar 3 subjekte private në fushët e hotelerisë për shkak se kishin prekur matësin e energjisë elektrike. Ata janë biznesmenët me inicialet P.C, A,F dhe P.G

Në Shëngjin, policia ka ndaluar një pronar kalçetoje me inicialet A.M, po ashtu një pronar supermarketi në zonën e Velipojës si dhe dy sipërmarrës të tjerë supermarketesh që nuk kishin fare kontratën me Shpërndarësin e Energjisë Elektrike.

Po ashtu në Shkodër janë proceduar edhe një biznes sh.p.k i specializuar në përpunimin e gurit dhe zhavorrit, B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë, si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër

Por në njoftimin e saj OSHEE lajmëron se ka shoqëruar për vjedhjen e energjisë elektrioke edhe abonentë të thjeshtë.

“Edhe pse në fokus të kontrolleve kanë qenë subjektet private, gjatë aksioneve, probleme me ligjin kanë patur edhe abonentët familjarë, për cenim të matësit, apo lidhje të paligjshme.

Abonentët nga Shkodra me inicialet L.L, N.K, P.P, kishin ndërhyrë në matës duke paguar 43% më pak energji se sa konsumonin, si dhe kishin kryer lidhje të paligjshme. Aksioni po vijon ende ku priten të tjera shoqërime në polici.”-njofton OSHEE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme