Policia ndalon bashkëjetesën e të miturve nën moshën 16-vjeçare në Skenderaj

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar për një rast të bashkëjetesës të dy personave nën moshën 16-vjeçare në Skenderaj.

Policia njofton se palët në janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit vajza është kthyer tek familja e saj, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.

“Raportohet se viktima e mitur vajzë K-shqiptare është duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull K-Shqiptare i moshës së mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është kthyer tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme