Policia ndalon një kamion me targa të Serbisë, kishte të ngarkuara pemë në vlerë rreth gjashtë mijë euro

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një kamionë me targa të Serbisë në Leposaviq, i cili kishte të ngarkuara pemë në vlerë rreth gjashtë mijë euro.

Siç njofton Policia, malli është dërguar në terminalin doganor.

“TENTIM I KALIMIT ILEGAL TË KUFIRIT&KONTRABANDIM ME MALLËRA/ Jashanicë, Leposaviq 14.04.2023, 17:30. Njësit policore gjatë patrullimit kanë ndalur një  kamionë me targa të Serbisë duke shkuar në drejtim të Republikës së Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në kamionë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth katër mijë euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit malli dhe mjeti dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme