Policia ndan medalje për policët e dalluar dhe profesionistë

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 08:44 | Nga

Policia e Kosovës organizon konferencë për media do të në të cilën do të prezantohen të arriturat e Policisë gjatë vitit 2016, si dhe do të ndahen medalje dhe letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional.

Po ashtu do të ndahen edhe letër falënderime për gazetarët e dalluar që kanë mbuluar fushën e sigurisë  dhe njëherit kanë treguar bashkëpunim profesional me Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të PK-së.

Në këtë konferencë pritet të marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, si dhe përfaqësues nga institucione vendore dhe ndërkombëtare..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme