Policia në aksion kundër krimeve kibernetike

Prishtinë | 19 Sht 2023 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Në orët e hershme të mëngjesit u raportua për bastisje në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, tha se është duke u zhvilluar një operacion kundër krimeve kibernetike, në lokacione të ndryshme.

“Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, tha Kelani.

Të ngjashme