Sot nis faza finale mes Trepçës e Yllit

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Sot nis faza finale mes Trepçës e Yllit

Sot edhe zyrtarisht nis seria finale mes Trepçës e Golden Eagle Ylli në kuadër të “Play Off-it” në Superligën e basketbollit.

Mitrovicasit patën një super edicion, duke i fituar deri tash tre trofe, Kupën e Ligës, Superkupën dhe Ligën Unike.

Po ashtu, Xehetarët e mbyllën edicionin e rregullt në pozitën e parë në tabelë me 25 fitore e vetëm tre humbje.

Mitrovicasit në gjysmëfinale të “Play Off-it” patën punë me Sigal Prishtinën, të cilën e kaluan lehtësisht 3:0 në seri.

Të ngjashme