Policia në Ferizaj gjobit qytetarin që tejkaloi në vijë të plotë

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizaj.

Policia ka thënë se e ka gjobitur 21 vjeçarin që ka shkaktuar kundërvajtjen në komunikacion.

“Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën tonë të policisë rajonale të Ferizajt. Policia, e ftoi qytetarin E.R (M/K) 21 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia.

Të ngjashme