Policia në Ferizaj i gjen një 36 vjeçari në veturë një armë dhe një shufër metalike

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në orën 03:10, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës – mos respektimi i orarit të lëvizjes.

Ndërkaq, sipas policisë gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit, policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.

Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike.

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje ne pronësi, kontrolle, ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme