Ekonomia Online
FUNDIT

Policia ne Gjakove shqipton 240 gjoba dhe konfiskon 31 patente shofer ne kuadër të planit “droni”

Policia ne Gjakove shqipton 240 gjoba dhe konfiskon 31 patente shofer ne kuadër të planit “droni”

Nga data 13 deri me 15 tetor 2023, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë duke përdorur dronin policor është angazhuar në realizim të planit të veprimit të ashtuquajtur “droni”, qëllimi i së cilit ka qenë identifikimi i kundërvajtësve të ndryshëm në trafikun rrugor. Plani është realizuar në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në […]

Nga data 13 deri me 15 tetor 2023, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë duke përdorur dronin policor është angazhuar në realizim të planit të veprimit të ashtuquajtur “droni”, qëllimi i së cilit ka qenë identifikimi i kundërvajtësve të ndryshëm në trafikun rrugor.

Plani është realizuar në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë me ç ’rast janë identifikuar kundërvajtës të cilët kanë drejtuar automjetet në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Gjatë tri ditëve të realizimit të këtij plani janë shqiptuar 250 gjoba dhe janë konfiskuar 31 patentë shoferi si masë mbrojtëse ndaj ngasësve të cilët me automjetet e tyre kanë bërë tejkalime të kolonës së mjeteve dhe tejkalime ne vendet e ndalura, me ç ‘rast edhe kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, do të vazhdoj me realizimin e planeve të ndryshme me qëllim ngritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Të ngjashme