Ekonomia Online
FUNDIT

Policia në Kaçanik ka realizuar një ushtrim për evakuimin emergjent në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec

Policia në Kaçanik ka realizuar një ushtrim për evakuimin emergjent në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec

Sot, në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec, është realizuar një ushtrim për evakuim emergjent, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin e shkollës. Sipas policisë, ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë dhe ngritjen e vetëdijes për reagim të shpejtë e të koordinuar në situata emergjente, me theks të veçantë […]

Sot, në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec, është realizuar një ushtrim për evakuim emergjent, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin e shkollës.

Sipas policisë, ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë dhe ngritjen e vetëdijes për reagim të shpejtë e të koordinuar në situata emergjente, me theks të veçantë në sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve dhe stafit shkollor në rast të zjarreve.

“Policia e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shërbimet emergjente për krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt”, përfundon policia.

Të ngjashme