Policia para Qeverisë e Kuvendit

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 10:10 | Nga

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritet të dalin edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria e Kosovës dërgoi në Kuvend ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe pse ende nuk dihet se kur do të jetë në rend dite demarkacioni, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar mbrëmë simpatizantët e vet që sot nga ora 10:00, të dalin para Kuvendit për të mos lejuar ratifikimin e demarkacionit.

Ndërkohë, Qeveria ka proceduar demarkacionin në Kuvend me procedura të rregullta. Qeveria e Kosovës e ka argumentuar se pse duhet proceduar sa më shpejtë kjo pikë, pasi që prej saj varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane.

qytetaret

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme