Policia parandalon një veprim të haraçit në Prishtinë, bëhet fjalë për 93 mijë €

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë lidhur me një detyrim që kanë tentuar t’ua bëjnë dy personave në Prishtinë.

93 mijë euro kishin kërkuar ata që të lejojnë dy persona të shfrytëzojnë një pronë.

Policia u ka rënë në gjurmë dy personave haraçëxhinj dhe të njëjtit i ka arrestuar dje në mesditë, raporton lajmi.net.

Arrestimi ka ndodhur në Rr. “Shefqet Shkupi” në Prishtinë

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit lidhur me një pronë kanë detyruar dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë që të paguajnë 93.000 (nëntëdhjetë e tremijë) euro për të shfrytëzuar pa problem pronën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin ditor për 24 orët e fundit.

Rasti është iniciuar nga prokuroria për ‘detyrim’.

Të ngjashme