Policia për aksidentin me fatalitet: Ngasësja e automjetit është shoqëruar në polici

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Ekonomia Online ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur hetimet për aksidentin me fatalitet ku mbeti i vdekur një person.

Sipas saj, si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Ajo ka thënë se ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo.

Të ngjashme