Policia për herë të dytë kurdis tender për kompaninë që dyshohet se e mashtroi

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Për të dytën herë brenda këtij viti Policia e Kosovës ka tentuar t’ia përshtatë tenderin prej 1 milion eurosh një kompanie private.

Ky institucion përmes hartimit të specifikave të tenderit për radarë- laserë dore iu ka referuar një kompanie prodhuese “Laser Technology”. Siç ka mësuar gazeta produktet- tenderi i është përshtatur kompanisë “Sodex Group”, e cila është e vetmja që ka radarë të firmës “Laser Technology”.

Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka vlerësuar se Policia e Kosovës për të dytën herë brenda disa muajsh ia ka përshtatur tenderin një kompanie të caktuar, por pa e specifikuar me emër, shkruan Koha Ditore.

“Përfundimisht mendimi dhe sugjerimi ynë është që të hartohen specifikat teknike nga Autoriteti Kontraktues konform dispozitave ligjore të nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, në mënyrë që të këtë konkurrencë me të gjerë pasi autoriteti kontraktues ka aplikuar tender të hapur”, thuhet në mendimin e ekspertit të OShP-së që është angazhuar për këtë punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme