Policia po e heton vdekjen e të burgosurit në spitalin e Pejës

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Pasditen e së shtunës, në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar një i burgosur i cili më pas ka vdekur, bën të ditur policia.

Të burgosurin e kishin dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq më pas ai ka vdekur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore është sjell i burgosuri mashkull K-Shqiptar, i cili më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme