Policia e Kosovës a bërë të ditur se është duke u hetuar dy raste për publikim të “lajme të rrejshme”. Sipas raportit të Policisë së Kosovës të premten janë paraqitur dy raste ku persona të panjohur kanë publikuar lajme duke keqpërdorur logon e gazetës “Kosova Sot”.
“Me 09.06.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur në mënyrë të rrejshme duke u thirrur në emër të portalit, kanë publikuar lajme lidhur me aktivitetet politike-zgjedhore. Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”.
“Me 09.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur emrin dhe logon e Gazetës Kosova Sot dhe janë duke shpërndarë lajme të rrejshme në disa ueb faqe. Po ashtu rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”, thuhet në njoftim.