Policia publikon një video, kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të dyshuar

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar një video, ku shihet një person, për arrestimin e të cilit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve. Personi në video dyshohet për “Blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fvideos%2F655287112728018%2F&show_text=false&width=560&t=0

Njoftimi i plotë:

Kërkohet personi i dyshuar i cili shihet në video-incizim dhe foto

Prishtinë 30 nëntor 2022

Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, publikon këtë video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në këtë video.

Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju informojmë se informacionet e juaja do të trajtohen si anonime, andaj në vijim keni numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese të PK-së:

-192 dhe 080019999(pa pagës)

-039/432 327 Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë apo edhe

-E-mail adresa : [email protected]

Të ngjashme