Policia e Kosovës bën të ditur se sapo ka arrestuar Ambroz Pjetër Morinën i cili ishte njëri nga dy të kërkuarit për vepra të ndryshme penale, kryesisht vjedhje dhe grabitje.
Mësohet se arrestimi është bërë falë bashkëpunimit me qytetarë.
I shumëkërkuari nga policia është arrestuar në qendër një tregtare shkruan Indeksonline. Në arrati mbetet i kërkuari tjetër nga policia, Driton Bytyqi.