Një votues është ankuar se i është bërë presion nga disa të rinj para se të hynte në qendrën e votimit në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren.
Rexhep Kryeziu tha për KALLXO.com se duke hyrë në qendër të votimit, tre persona e kanë ndalur dhe e kanë pyetur se për kë do të votojë.
Kryeziu tha se e ka lajmëruar policinë për atë që e ka konsideruar si presion.
Policia ka reaguar duke i marrë në pyetje tre personat të cilët kanë qëndruar në oborr të shkollës dhe më pas i kanë shoqëruar në stacion policor.