Policia shqiptare: Na ndihmoni që të mos ndëshkoheni me gjoba

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Përmes një postimi të pak orëve më parë në Facebook, Policia e Shtetit shqiptar u kërkon qytetarëve të ndihmojnë edhe ata për të mos u gjobitur.

Në videon shoqëruese vihen re rrugë të boshatisura përgjatë qarqeve të ndryshme të Shqipërisë, si masë e ndërmarrë nga qeveria për frenimin e mëtejshëm të përhapjes së Covid-19 në vend.

“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”- shkruhet në postim, raporton Tch.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/206867283856524/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme