Policia shqiptoi mbi 30 mijë gjoba në komunikacion gjatë janarit

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 12:33 | Nga

Policia e Kosovës ka shqiptuar 30 mijë e 379 gjoba në komunikacion vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, muaj ky në të cilin ka filluar të zbatohet ligji i ri për trafikun rrugor, i cili parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave, transmeton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për media, policia apelon te pjesëmarrësit në komunikacion që të ju përmbahen dispozitave ligjore, për të garantuar siguri më të madhe.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale

Policia e Kosovës, në vazhdimësi të ngritjes së sigurisë rrugore, aplikon aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.

Më poshtë statistikat e nxjerra nga policia lidhur me shqiptimin e gjobave gjatë muajit të kaluar:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme