Policia shqipton gati 1500 tiketa trafiku për 24 orë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Gati 1500 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës të mërkurën, e 8 janarit.

Sipas raportit ditor të Policisë, është bërë e ditur se për 24 orë janë shqiptuar 1455 tiketa trafiku.

Në tabelën e statistikave të përgjithshme është bërë e ditur po ashtu se në 24 orët e fundit s’ka pasur asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 11 të tjerë ishin me të lënduar.

30 aksidente trafiku përfunduan vetëm me dëme materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme