Policia shton aktivitetet në Prizren, shqipton 45 gjoba

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren me datat 30 dhe 31 dhjetor, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat kundër COVID-19 ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave antiCOVID në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit. Konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin antiCOVID janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale”, thuhet në kumtesën e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme