Policia sjell detajet për rrahjen masive në Gjilan, të dyshuarit nën ndikim të alkoolit

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje masive ka ndodhur në orët e vona të 12 gushtit në pompën e karburanteve HIB Petroll në Gjilan, më ç’rast ka pasur edhe të lënduar.

“Incidenti ka ndodhur në orët e vona të natës së datës 12 gusht 2019, ndërmjet pesë personave të dyshuar. Pas një fjalosje të ashpër ka ardhur deri të rrahja ndërmjet tyre, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta”, ka thënë Hashani.

Tutje ai ka bërë të ditur se njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut.

“Nga ana e Policisë së Kosovës janë identifikuar të dyshuarit dhe në bazë të matjeve me akootest ka rezultuat se që të gjithë të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit. Për rastin është njoftuar prokuroria e shtetit”, ka thënë Hashani.

Njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit janë duke i bërë hetimet rreth rastit.


Të ngjashme