Policia thotë se në Mitrovicën e Jugut viti 2019 u përmbyll pa asnjë vrasje

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka prezantuar raportin e punës për vitin 2019, me ç’ rast bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike, viti 2019 shënon rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera penale.

Sipas një njoftimi për media, drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicë, nënkolonel, Afërdita Mikullovci, theksoi se duke u bazuar në rezultatet e arritura që janë inkurajuese, policia e Stacionit Jugor i ka kryer me përpikëri të gjitha detyrat e parapara me planin e punës.

Ajo shtoi se rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm. Sipas saj, ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.

Ndërsa kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përgëzoi të gjithë policët për efikasitetin dhe punën e tyre të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Po ashtu Bahtiri, potencoi se kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe të vazhdueshëm me Policinë, në parandalimin e tensioneve apo incidenteve të ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, i qytetarëve, pushtetit lokal, policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, këtë pra e dëshmon fakti që ky vit qe lamë pas u përmbyll pa asnjë vrasje në Mitrovicë.

Të ngjashme