Sot rreth orës 10:40 u grabit banka NLB në Saraj të Shkupit. Sipas njoftimeve të policisë, në grabitje kanë marrë pjesë katër persona në veshur me rroba të zeza dhe maska në fytyrë. Ata janë kërcënuar me armë automatike dhe nga të punësuarit në bankë kanë marrë rreth 5.500.000 denarë, apo 90.000 euro.
Grabitësit më pastaj me automjetin “Hyundai Santa Fe” kanë ikur nga vendi i ngjarjes drejt fshatit Saraj.
Grabitje e ngjashme ndodhi edhe më 15 prill të këtij viti kur u grabit filiala e NLB bankës në Çair të Shkupit. Në grabitjen në Çair ishin grabitur 150.000 euro.
Grabitja më e madhe është bërë në prill të vitit 2017 kur u punësuari në NLB bankë, me inicialet B.S, nga arka e bankvs qendrore vjodhi 2 milionë franga dhe 270.000 euro.