Policia tregon si ndodhi plagosja në Pejë

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 23:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Pejës është vënë në kërkim të personave të dyshuar për rastin e plagosjes që ndodhi sonte në Pejë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Xhevat Ibraj, rreth orës 22:00 Policia ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri nga dy vetura në levizje.

“Njësitet porlicore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në një veturë në të cilën ndodheshin dy persona, shoferi i cili ishte i plagosur dhe pasagjeri. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhoja. Sipas informatave të para, i plagosuri i cili është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj për KALLXO.com.

“Ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia”, shtoi ai.

Të ngjashme