Policia: Vazhdon kontrolli i rrugëve me dron

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan, edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të preventimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, përfundon njoftimi i tyre.

Të ngjashme