Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm tek qytetarët sa i përket korrupsionit.
Kështu ka dalë nga një raport që ka bërë UNDP lidhur me korrupsionin.
UNDP publikoi sot raportin ”Pulsi Publik për korrupsionin” ku u tha se bazuar në anketimet e 1300 qytetarëve 58 përqind mendojnë se korrupsioni është rritur në 12 muajt e fundit, 12 përqind mendojnë se është zvogëluar.
Shumica e të anketuarve mendojnë se institucionet më të korruptuara janë ato të nivelit qendror pastaj të nivelit lokal.